75 Mall Live Search
12:05 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Vajza siriane të cilën babai e mësoi të qeshte kur binin bombat, shpëton në Turqi me prindërit

Një vajzë tre vjeçare siriane, babai i së cilës e mësoi atë të qeshë sa herë që dëgjon një rënie bombe, ka arritur me siguri në Turqi.

Salwa jetonte në Sarmada, një provincë në qytetin e shkatërruar nga lufta në Idlib me prindërit e saj kur historia e saj preku zemrat e mijëra njerëzve në mediat sociale pasi babai i saj postoi një video duke qeshur ndërsa bomba binte rreth tyre, shkruan Indeksonline.

Babai i saj, Abdullah Al-Mohammed, 32 vjeç, bëri një mënyrë të re të mbrojtjes së vajzës së tij nga ‘kriza psikologjike’ e shkaktuar nga shpërthime gati të vazhdueshme./Indeksonline