“Llugë” në Ligën e Parë, lideri shkëputet me 7 pikë nga pozita e dytë

Kanë përfunduar ndeshje e javës së 19-të në Ligën e Parë të Kosovës. Derbi mes Besës dhe Arbërisë i ka takuar skuadrës pejane.
Besa ka arritur fitore me rezultat 2-0.
Malisheva ka bërë një hap prapa pasi është mposhtur në terrenin e saj me rezultat 1-2 nga Dardana.
Onixi e ka mposhtur Ulpianën, ndërsa Ramiz Sadiku i ka ndarë pikët në ndeshje pa gola me Istogun.
2 Korriku ka fituar bindshëm me rezultat 4-1 ndaj Vëllaznimit, ndërsa Drenasi e ka mposhtur Trepçën me rezultat 2-0.
Vllaznia dhe Liria ka përfunduar pa gola, ndërsa KEK-u ka arritur fitore minimale 1-0 ndaj Vitisë./Indeksonline/
