75 Mall Live Search
16:34 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Taksa/Mblidhet LDK, a po lëkundet koalicioni?

Heqja e taksës ndaj produkteve serbe, ka ngjallë reagime tek koalicioni qeverisës VV-LDK.

Derisa kryeministri Kurti është shprehur se më 15 të këtij muaji do të fillojë të hiqet një pjesë e vendosur ndaj kësaj takse e më pas të zëvendësohet me reciprocitet, LDK në anën tjetër, ka një tjetër qëndrim, transmeton Indeksonline.

Në lidhje me këtë Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur të mblidhet në selinë kryesore në Prishtinë, ndërsa kreu Isa Mustafa, është shprehur se janë duke punuar që të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

 “Të ju them të drejtën skam ide nuk e di çka do të thotë presidenti po presim dhe do ta përcjellë tani si të hy në zyre. Jemi mbledhur që të koordinojmë punët tona në parti sepse kemi punë çdo ditë meqë një numër tani janë nëpër ministri në qeveri jemi marrë vesh që ta mbajmë pas përfundimit të tyre të punës në qeveri ti koordinojmë punët këtu në zyre”.

Ai tutje ka thënë se po punojnë dhe po kontakojnë në mes vete, me shpresën që të fillojë sa më shpejtë dialogu me Serbinë.

“Është koha që të veprohet sepse po kërkohet që sa më shpejt të fillojë dialogu të hiqen tarifat dhe të krijohet një ambient në të cilin ne do të arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke. Tani për tani ne do të punojmë që të arrijmë dakordim”./Indeksonline