Në vitin 1988 mbi 2 mijë lindje në Kamenicë, vitin e kaluar vetëm 27

Shkalla e lartë e emigrimit të qytetarëve jashtë vendit dhe rënia e natalitetit, vlerësohet si faktorë kane ndikuar në tkurrjen e popullsisë në Kamenicë.
Kryetari i Komunës, Qëndron Katrati ka rikujturar disa statistika të dhimbshme sa i përket numrit të fëmijëve të lindur në Kamenicë.
“Në vitin 1988, atëherë kur kam lindur edhe unë, në Kamenicë janë regjistruar mbi 2 mijë lindje, kurse në vitin e kaluar i kemi pasur vetëm 27 lindje. Vlerësojeni vet, a është e domosdoshme reforma dhe riorganizimi i shkollave”, u tha asamblistëve kryetari Kastrati.