Hiti i Butrintit dhe Ermalit, në rrugë të mirë, gati të kap 6 milionëshin

Kënga “Për një dashuri”, nga Ermal Fejzullahu dhe Butrint Imeri, e cila u publikua rreth dy javë më pare ka arritur një sukses mjaft të madh.
Pak kohë pas lansimit, kënga ka arritur mbi 5 milion shikime në kanalin Youtube, në një rrugë të mirë për të kapur 6 milionëshin, shkruan Indeksonline.
Kënga është e shoqëruar me videoklip, dhe është pritur mjaft mirë nga publiku.
Kujtojmë që Ermal Fejzullahu dhe Butrint Imeri janë ndër këngëtarët më të mirë për llojin e muzikës që e bëjnë. /Indeksonline/