Inatet e Thaçit me Vjosën dhe Albinin, s’merr pjesë në seancën për “Epopenë”

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi nuk mori pjesë në seancën e sotme solemne me rastin e “Epopesë së UCK-së”.
Indeksonline mëson se presidenti kishte ftesë nga organizatorët, mirëpo të njëjtës nuk i është përgjigjur pozitivisht.
Fjalë rasti kishin kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Duket se hidhërimet e Thaçit me këta të fundit u shpërfaqë edhe në ftesën për seancën e “Epopesë”.
Në seancë pjesë nuk morën ministrat dhe deputetët e Listës Srpska.
