Drenica mposht dhe parakalon Flamurtarin, barazojnë dy skuadrat e fundit

Drenica ka shënuar fitore shumë të madhe në luftën për mbijetesë.
Skuadra nga Skenderaji mposhti rivalin e drejtpërdrejtë, Flamurtarin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës.
Golat për Drenicakët i shënuan, dy Alban Shillova (14′ dhe 42′) dhe një tjetër nga Hasan Hyseni (71′), shkruan Indeksonline.
Ndërsa golin e vetëm për Flamurtarin e realizoi Veton Kabashi në minutën e 16-të.
Në ndeshjen tjetër, Dukagjini ka barazuar si mysafir i Vushtrrisë me rezultat 3-3.
Golat për mysafirët i shënuan, dy Marmullaku (7′ dhe 44′) dhe një tjetër Elezaj (63′).
Ndërsa për Vushtrrinë kanë shënuar Salinas (15′), Sie (76′) dhe Istrefi (90′).
Drenica ngjitet në vendin e 7 në tabelë me 27 pikë, një më shumë se Trepça ’89.
Flamurtari bie në vendin e 9 me 25 pikë, derisa Vushtrria dhe Dukagjini janë në vendet e fundit me 16 dhe 10 pikë. /IndeksOnline/