Dhurata Dora shkëlqen në paraqitjen e fundit!

Këngëtarja e njohur shqiptare Dhurata Dora është duke i shijuar sukseset e këngës së saj të fundit në bashkëpunim me Azet, me titull “Lass Los”, që u prit mjaft mire nga publiku.
Dhurata përpos hiteve të shumta që ka sjellë, njihet për publikun edhe si një vajzë mjaft simpatike dhe me një dukje mjaft të veçantë, shkruan Indeksonline.
Ajo kujdeset që në secilën paraqitje të saj publike përmes rrjeteve sociale, të duket në formën më të mirë.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, duke e dëshmuar edhe njëherë se është një super femër. /Indeksonline/
