Golden State Warriors në festë, rikthehet Stephen Curry

Curry do të kthehet në parket në ndeshjen kundër Toronto Raptors, pasi që kishte munguar më shumë se 4 muaj.
Basketbollisti kishte thyer dorën andaj i zgjati shërimi deri më tani, transmeton IndeksOnline.
Po ashtu ai ju nënshtrua dy operacioneve, një gjatë nëntori dhe një tjetër gjatë muajit dhjetor.
Për rikthimin e tij u shpreh i lumtur edhe trajneri i tij duke thënë “Ai do shumë të luaj. Unë jam i lumtur për ne, unë jam i lumtur për tifozët tanë, por unë jam më i lumtur për Steph sepse ai do të kthehet të luajë basketboll dhe të bëjë atë që ai do”./IndeksOnline/.