75 Mall Live Search
17:54 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Jahjaga: Familjes Jashari do iu përulemi përjetë për rezistencën, luftën dhe sakrificën për atdhe

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka kujtuar shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Jahjaga tha se Komandatit Adem Jashari e të vëllait dhe bashkëluftëtarit të tij Hamëz Jasharit do iu përulemi përjetë për rezistencën, luftën dhe sakrificën për atdhe, shkruan Indeksonline.

Më tutje ajo tha se ne u jemi falenderues dhe gjithmonë borxhli të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për një Kosovë të lirë, për një Kosovë të pavarur.

“Në ditë si kjo kujtojmë sakrificën e madhe të familjes Jashari, ku gjithsej 55 anëtarë të familjes, burra, gra e fëmijë u flijuan për të shtrejtën liri. Komandatit Adem Jashari e të vëllait dhe bashkëluftëtarit të tij Hamëz Jasharit do iu përulemi përjetë për rezistencën, luftën dhe sakrificën për atdhe. Ne u jemi falenderues dhe gjithmonë borxhli të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për një Kosovë të lirë, për një Kosovë të pavarur”, ka shkruar Jahjaga./Indeksonline/

Image may contain: one or more people, tree, sky and outdoor
Image may contain: sky and outdoor
Image may contain: one or more people and people sitting