Zëvendës Ministri i MKRS-ës tregon që sot kanë filluar garat e ligës Universitare

Zëvendës Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Ismet Beqiri përmes një postimi në facebook ka treguar që gjatë ditës së sotme kanë filluar garat e Ligës në Futsall, Volejboll dhe Ping-Pong.
Sipas Beqirit në këto gara po marrin pjesë 13 ekipe të ndryshme nga Universitetet Publike dhe Private të Kosovës.
Po ashtu Ismet Beqiri përveq që i uroi suksese në këto gara pjesëmarrësve tha që masovizimi i sportit është me rëndësi të veçant për Kosovën dhe qytetarët e saj./IndeksOnline/.


