75 Mall Live Search
22:32 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa shkëlqen në “Global Awards”, fiton çmimin “Artistja më e mirë britanike” për të dytën herë

Në Londër sonte po mbahet “Global Awards 2020” ku në mesin e shumë yjeve po merr pjesë edhe artistja shqiptare, Dua Lipa.

Këngëtarja e njohur nga Prishtina me të arritur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ka marr gjithë vëmendjen me paraqitjen, shkruan Indeksonline

Dua, 24 vjeç, shfaqi sensin e saj yjor të stilit duke mbërritur me një fustan të zi me mëngë të gjatë dhe me një jakë të lartë.

Veshja përmbante një çarë të guximshme në njërën anë, e cila vinte në pah fizikun e bujshëm të këngëtares, ndërsa ishte i kompletuar edhe me aksesor.

Ndërkohë Dua Lipa dhe Camila Cabello kryesojnë nominimet femra, me përkatësisht tre dhe dy nyje.

24 vjeçarja ishte e nominuar në tri kategori, duke rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë britanike”, duke mposhtur Ed Sheeran, Lewis Capladi, Sam Smith dhe Stormyz.

Dua Lipa në këtë ceremoni ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid./Indeksonline/