Putini përfshinë në Kushtetutën e re Zotin, familjen dhe popullin rus!

Që kur presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi amendimet e Kushtetutës së re rreth 900 prej tyre janë dorëzuar në komisionin përkatës, midis të cilave prioritete do të kenë tekstet e reja ku theksohen: Zoti, familja, fëmijët e populli rus si vlerat kryesore të shtetit.
Kreu i parlamentit, Duma, Viacheslav Volodin, tha se disa nga klauzolat e reja do të diskutohen në ditët në vijim por nuk saktësoi se cilat apo tekstet e tyre.
Burimet parlamentare thonë se ndryshimet do të nisin me hyrjen e kushtetutës ku thuhet: Federata ruse është e bashkuar nga një mijë vjet histori, duke ruajtur kujtimin e paraardhësve që na dhanë besimin te Zoti dhe te shteti rus”.
Formulimi shërben për thellimin e pretendimit të Federatës Ruse si pasuese si e perandorisë së Rusisë ashtu dhe e Bashkimit Sovjetik.
Formula e përfshinë në njëfarë mënyre dhe kishën duke tentuar ta zgjidhë debatin e identitetit rus në lidhje me fenë.
Së dyti ajo përkufizon martesën si një ent i kufizuar midis burrit dhe gruas, duke nxjerr jashtë ligji martesat e të njëjtit seks.
Të të ashtuquajturat “vlera familjare”, do të mbrohen më tej nga tjetër ndryshimin ku thuhet se “fëmijët janë prona më e çmuar e Federatës Ruse”, duke reflektuar gjithashtu nxitjen qeveritare për të lindur më shumë fëmijë.
Megjithse vendosja e fjalëve s’pritet të shtojë lindjet në Rusi, ajo do të përdoret për të përforcuar të drejtat e fëmijëve.