Ushtarët e Kosovës, në Iowa, krah për krah me ushtarët amerikanë

Gjatë kësaj jave në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke qëndruar ushtarë të Republikës së Kosovës, Kroacisë, Sllovenisë e Bosnjë e Hercegovinës, të cilët po trajnohen krah për krah me ushtarët amerikanë.
Një lajm të tillë e ka bërë publik vetë Garda Kombëtare e Iowas.
“Këtë javë, anëtarët e shërbimit nga Bosnja, Kroacia, Kosova dhe Sllovenia bashkëpunuan me ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s në trajnimin rreth mirëmbajtjes”, thuhet në njoftim.