75 Mall Live Search
15:18 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Roza Lati u tërhoq nga spektakli i ri, Rudina Dembacaj e “zëvendëson”

Prej disa kohësh ishte njoftuar nga RTV Ora dhe Roza Lati se, në median në fjalë do të nisë një reality shoë ku e bukura përballet me zgjuarsinë. Gjithashtu u zbuluan edhe emrat e prezantueseve, Roza Lati dhe “blerja” më e re e RTV Ora, Xhesi Muçaj.

Mëngjesin e sotëm Roza i habiti të gjithë nëpërmjet një postimi në Instagram ku lajmëroi se është tërhequr nga projekti për arsye personale.
“Miremengjes Miq. Me duhet t’ju lajmeroj per nje ndryshim.

Instikti im me thote qe MISIONI dhe EMISIONI im… eshte ëHY NOT SHOë.
Jam e fokusuar gjithe sezonin te programi im. Dhe per arsye personale, jam terhequr nga projekti per te cilin dhash kaq shume energji pa filluar akoma.

Asgje nuk duhet te jepet falas ne kete jete, dhe as ne televizion.
Te duhet mund dhe djerse balli per te arritur suksesin.

Do jem gjithmone e perkushtuar te Bebja ime Why Not. Jam terhequr nga gjithshka tjeter” shkruan ajo në njoftim.