Montgomery: Prishtina është problemi kryesor për vazhdimin e dialogut, tërheqja e Çitakut e ilustron më mirë këtë gjë

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery thotë se Prishtina është aktualisht problemi kryesor për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Serbia dhe Vuçic, për të cilët ai thotë së janë vlerësuar mirë në këtë proces, nuk shihen aspak si problem.
“Mosmarrëveshja midis elitës politike të Prishtinës dhe pikëpamjeve të tyre të ndryshme është një problem i madh në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha Montgomery për Tanjug, transmeton Indeksonline.
Ai më tutje tha se përderisa SHBA-të dhe BE-ja janë të gatshme të bëjnë presion mbi Prishtinën, ku do të përfshiheshin sanksione ekonomike, nuk do të arrihet përparim.
Ai thekson se në Prishtinë, problemi i Kosovës po trajtohet në bazë të ambicieve dhe rivaliteteve politike personale, dhe se nacionalistët ekstremë janë në rritje.
“Tërheqja e fundit e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut, ilustron shumë mirë problemet që janë në prishtinë”, tha ish-ambasadori amerikan.
I pyetur se si e shikon çëshjen e tanishme të Kosovës, në dy procese paralele, njëra drejtuar nga SHBA dhe tjetra nga BE, Montgomery tha se nuk do të ketë sukses derisa SHBA dhe BE nuk kanë një qëndrim të njëjtë.
Ndërsa, për qëndrimin e Serbisë në këtë proces, Montgomery tha se Presidenti serb Aleksandër Vuçic është i mirë në këtë proces, dhe se ata nuk shihen aspak si problem./Indeksonline/