75 Mall Live Search
17:32 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

“Liria jonë i ka rrënjët e dëshmorëve të kombit tonë”

Sot po mbahet Akademia përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar, Adem Jasharit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij tha se liria jonë i ka rrënjët e dëshmorëve të kombit, shkruan Indeksonline.

“Liria jonë i ka rrënjet e dëshmorëve të kombit”, tha Kurti.

Më tutje ai tha se ata e sakrifikuan jetën e tyre, për lirinë tonë, sidomos Familja Jashari.

“Ata i kujtojmë duke emëruar sheshe, rrugë, shkolla, në emër të tyre e duke mësuar për historinë dhe familjen e tyre”, shtoi Kurti.

Ai tha se shtylla e fortë e kësaj familje është baca Shaban Jashari./Indeksonline/