75 Mall Live Search
19:52 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Kosova pëson humbje të thellë nga Rusia

Kombëtarja e Kosovës (F) në futboll ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen ndaj Rusisë.

Vashat tona nuk arritën ti bënin ballë forcës së kundërshtarit dhe kështu në fund pësuan me rezultat 5:0.

Ndeshja nisi shumë keq për futbollistet kosovare të cilat u gjendën në disavantazh qysh në minutën e parë pas autogolit të shënuar nga Shala, ndërsa golin e dytë për skuadrën ruse në 45 minutat e parë e shënoi Korkvina.

Kosova edhe pjesën e dytë e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, duke pësuar tre gola brenda 7 minutav.

Ishte Smirnova e cila shënoi dy gola dhe Fedrova ato që vulosën rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Me këtë humbje, Kosova mbetet në pozitën e katër me 6 pikë, ndërsa Rusia me tre pikët e fituara sot ngritet në pozitën e dytë.

Ndeshjen e ardhme Kosova e zhvillohen të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Sllovenisë./IndeksOnline/