Tabela e grupit të Kosovës, këto janë shanset për një kualifikim

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot ka pësuar humbje të thellë nga Rusia me rezultat 5:0.
Me këtë humbje të pësuar sonte, Kosova mbetet në pozitën e katër me 6 pikë, ndërsa Rusia renditet dyta me 9 pikë të grumbulluara, shkruan IndeksOnline.
Me këtë humbje Kosova zbehë edhe më shumë gjasat për një kualifikim të mundshëm, pasi që ndeshjen e radhës vashat tona do ta luajnë sërish ndaj një kundërshtari të vështirë, Sllovenisë.

Ndeshjen e parë të luajtur në Slloveni e kishin fituar vendaset me rezultat po ashtu 5:0, ndërsa ndeshja e dytë luhet të martën me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/