75 Mall Live Search
22:33 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Rita Ora renditet në mesin e grave që po ndryshojnë industrinë e muzikës

Sukseset e saj janë të panumërta, dhe po vazhdon të “sundojë” në tregun e muzikës ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për artisten e njohur kosovare, Rita Ora e cila së fundi është renditur në mesin e grave që po bëjnë ndryshime në industrinë e muzikës botërore.

Yjet si Adele Mabel dhe anëtares e Spice Girls poashtu janë listuar në mesin e 100 grave më me ndikim, që po ndryshojnë këtë industri.

Kjo listë u realizua nga PRS 100 Women Change Change Music për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Grave këtë të dielë.

Emrat e tjerë që bëjnë pjesë në këtë listë janë edhe Lily Allen, KT Tunstall, Jorja Smith, Ellie Goulding./Indeksonline/