Justin thotë se martesa e tij me Hailey ka qenë ‘e planifikuar’

Justin Bieber është nga ata burra që mund të na tregojë gjithë ditën sa i dashuruar është më gruan e tij, por di gjithashtu të bëjë shaka të lezetshme rreth martesës.
I ftuar në “The Ellen DeGeneres Show”, gjatë një interviste me Demi Lovato-n, këngëtari tha se martesa e tij me Hailey-n ishte “e përcaktuar” që më parë.

“Jemi takuar gjatë regjistrimit të një programi, herët një mëngjes. Jam i sigurt që ajo s’donte të vinte. I ati e ka ngritur me zor nga shtrati. Mendoj se kjo martesa jonë ishte e caktuar që më parë…”- shprehet Justin duke iu referuar besimit fetar të familjave përkatëse.

“Mendoj kështu sepse ajo është rritur në një familje të krishterë. Tani që po kthehem pas në kohë, jam i sigurt që kjo martesa jonë ka qenë përfundimisht e paracaktuar. Ka qenë një skenë e improvizuar e të atit. Ata ndajnë të njëjtat vlera dhe besime me ne, kështu që ai ka besuar se do të jemi miq të mirë.”- vazhdoi shakanë Bieber.