Dafina mahnitëse, dukja e saj përherë unike

Dafina Zeqiri jo vetëm që është një prej artisteve më të kompletuara shqiptare, por ajo është edhe një nga femrat më seksi dhe më me stil .
Këngëtarja e njohur, përveç që vjen secilën herë e më joshëse, ajo është vazhdimisht edhe në pah me trended e reja dhe në “krijimin” e tyre, shkruan Indeksonline.

Së fundi Dafina po bëhet gati për projekte të reja në të cilat erdhi me një paraqitje unike, fustan të zi me dekolte të hapur dhe kapele me të njëjtën ngjyrë, ndërsa kompletoj dukjen me aksesor dhe grim të theksuar.
Artisja e famshme shqiptare nuk ka dhënë ende detaje se për çfarë bëhet fjalë, por adhuruesit e saj padyshim që po e presin me padurim.
Kujtojmë që “Merri krejt” është kënga e fundit e lansuar së fundi nga këngëtarja./Indeksonline/