Muharremaj ndjek nga afër ndërtimet e sheshit në Suharekë, falënderon qytetarët për durimin dhe përkrahjen

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka ndjekur nga afër punimet e sheshit që po bëhen në këtë qytet.
Ai ka thënë se sfida po tejkalohet me punë dhe me përkrahjen e qytetarëve.

Në ndërtimet që po bëhen në qytetin e Suharekës, po rregullohet edhe rrjeti i kanalizimit dhe ujërave atmosferik.

Më poshtë postimi i tij i plotë në Facebook
Sheshi i Qytetit po rregullohet. Dinamika e punimeve është në proces të mirë, e natyrisht brenda këtij projekti të madh e ambicioz ka edhe sfida.
Sfida po tejkalohet me punë dhe natyrisht edhe me përkrahjen e qytetarëve.
Në këtë hapsirë, përveç pjesës së bukur përfundimtare pasi të realizohet në tërsi projekti, po rregullohet përfundimisht edhe rrjeti i kanalizimit, ujërave atmosferik, e poashtu nuk do ta shohim edhe vrazhdësinë aktuale të rrjetit elektrik. E gjitha do të mbetet në hapsirën nëntokësore.
Faleminderit për durimin dhe përkrahjen !
