75 Mall Live Search
08:31 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Çfarë tregon dhimbja e muskujve pas stërvitjes

Kur bëni stërvitje për herë të parë apo pas një kohë të gjatë pushimi, të nesërmen ju nuk mund të çoheni dot nga krevati, pasi nuk ka muskul që nuk ju dhëmbë. Mirëpo tregon kjo dhimbje që ka qenë një stërvitje efektive?

Na vjen keq ta themi, por JO! Dhimbja nuk është e barabartë me përtimin e ushtrimeve dhe nuk do të thotë që ju keni bërë një stërvitje të mirë. Por e kundërta është gjithashtu e vërtetë. Gjatë stërvitje muskujt dëmtohen por njëkohësisht vihen në punë dhe duhet 24-72 orë që ato të rikuperojnë veten. Stërvitja shkakton lotët mikroskopikë në muskujt tuaj, të cilat shkaktojnë inamacion dhe ndjesi të dhimbjes. Inamacioni rreth atyre lotëve mikroskopik është një shenjë se muskujt po rindërtojnë veten dhe po forcohen. Dëmtimi i muskujve nuk është e vetmja mënyrë që muskujt të forcohen, por dhimbjet tregojnë se ju keni punuar vërtet me ato muskujt dhe nuk e keni çuar kohën tuaj dëm.

Sa më shumë që bëni një rutinë stërvitje, aq më pak do të ndjeheni dhimbje të muskujve, kjo pasi bëhet një përshtatje e trupit me këtë stërvitje. Kjo tregon se herët e tjera muskujt do të lëndohen më pak dhe ju do të punoni mbi to po njësojë. Mbani një stërvitje konstante dhe herë pas herë ndryshoni rutinën duke vënë në punë pjesë të tjera të muskujve. Mos harroni kurrë t’i jepni kohë muskujve të rikuperojnë veten.