Sekretet e gjuhës së trupit që tregojnë se ai është i interesuar për ju

Shenjat e trupit flasin më shumë se fjalët.
Meshkujt dhe femrat nuk e kuptojnë lehtë se çfarë ndiejnë për gjininë tjetër. Natyrisht, duhet kohë për të kuptuar që po bie në dashuri me dikë dhe atëherë kur ndodh është po aq e vështirë t’i thuash atij personi që je i interesuar.
Pra, pasi fjalët nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar ndjenjën tuaj, nuk duhet të harroni se është gjuha e trupit ajo që tregon më shumë sesa fjalët tuaja.
Zgjerimi i bebëzave të syrit. Bebet e syrit zgjerohen në ngjarje të ndryshme, kur jeni në errësirë ose kur shikoni dikë që e doni shumë, pra bebet e syrit zgjerohen gjithmonë kur ju shikoni dikë që ju intereson.
Ai buzëqesh sikur të mos e shikonte askush. Nëse ai është duke buzëqeshur me gjithë zemër, atëherë kjo nënkupton se ai me të vërtetë është i interesuar për ju.