Mercedes-Benz do të sjellë një version elektrik të G-Class

Kjo makinë është imponuese për shkak të dizajnit në formë kutie, amortizim të lartë dhe nëse është një version AMG, shumë adrenalinë.
Mercedes-Benz G-Class është një prej SUV më ikonikë i cili zakonisht përdoret nga një mafioz, super pasanik apo individë me pushtet të cilët duan një mënyrë për të djegur paratë.
Kjo makinë është imponuese për shkak të dizajnit në formë kutie, amortizim të lartë dhe nëse është një version AMG, shumë adrenalinë.
Po sikur të keni të njëjtën makinë por pa u shqetësuar për emëtimet? Ata që po kërkojnë një version “mjedisor” të makinës nuk kanë për të pritur gjatë sepse kompania ka filluar të punojë një versionin elektrik të G-Class.
Bosi i Mercedes-Benz Cars dhe Daimler Ola Kallenius përmes një bisede telefonike për CarAdvice konfirmoi se makinat Mercedes-Benz G-Class do të bëhen elektrike.
Lajmi vjen pak muaj pasi bosi i Daimler tha se G-Class elektrik po vjen. 2019 pati një rritje të shitjeve të G-Class me 60% në 35,000 njësi nga rekordi i 2017 prej 22,000 njësi.