75 Mall Live Search
12:53 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Llapi – Gjilani, formacionet zyrtare

Sot do të luhen dy ndeshje tjera të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy ndeshjet pritet të jenë tejet interesante, duke ditur edhe rëndësinë e pikëve për skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit këtë stinor.

Në Podujevë, Llapi i Tahir Batatinës do ta presë në shtëpi skuadrën e Gjilanit të drejtuar nga Gentian Mezani.

Takimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me fitoren bindëse të skuadrës gjilanase me rezultat 3-0.

Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Llapi: Nava, Kadriu, Prençi, Ymeri, Emini, Ramadani, Maliqi, Pefqeli, Veliu, Salihu, Raboshta. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjilani: Haxhihamza, Halili, Ferreira, Veliu, Kqiku, Useini, Jonuzi, Plaku, Hajdari, Progni, Busiç. Kryetrajner: Gentjan Mezan./IndeksOnline/