75 Mall Live Search
13:14 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Nuk është “shkruar” të luhet, anulohet përsëri ndeshja Juventus – Inter

Gjatë ditës së sotme ishin në program gjashtë ndeshje të Serie A, italiane.

Mirëpo në prag të fillimit të ndeshjes Parma – Spal, është marrë vendimi që këto ndeshje të anulohen.

Një ndër ndeshjet që pritej të luhej sonte ishte edhe derbi në mes të Juventusit dhe Interit.

Ansa shkruan se qeveria italiane i ka kërkuar Federatës Italiane të Futbollit të ndalojë menjëherë ndeshjet e Serie A.

Një vendim dramatik i marrë për një kohë të shkurtër shkruan ANSA, transmeton IndeksOnline.

Madje sipas gazetarit Antonello Guerrara, i gjithë sezoni mund të shtyhet, mund të ndalohet për një kohë ose më keq akoma të anulohet krejtësisht./IndeksOnline/