75 Mall Live Search
14:52 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Dukagjin Lipa uron gruan dhe vajzat për festën e 8 Marsit

Babai i yllit të muzikës botërore, Dua Lipa, Dukagjini, ka shfrytëzuar festën e 8 Marsit, për të uruar gruan dhe vajzat e tij me rastin e kësaj feste.

Ai ka publikuar  disa fotografi të tyre në llogarinë e tij në Instagram, duke i uruar ato.

“Këtu janë femrat më të forta dhe më të bukura në jetën tonë. Kënaqësi ti njohësh dhe ti rrisësh ato. Urime dita ndërkombëtare e gruas”, ka shkruar ai bashkangjitur me fotografitë që kishte zgjedhur.

Kujtojmë që vajza e Dukagjinit, Dua ka arritur me sukses të prekë majat e top listave botërore. /Indeksonline/