Gjilani ngushton epërsinë e Llapit

Është duke u zhvilluar ndeshja e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Llapit dhe Gjilanit.
Pas epërsisë së dyfishtë të vendasve, të arritur në pjesën e parë mysafirët kanë arritur të realizojnë gol në minutën e 70-të, për të ngushtuar perësinë.
Ishte Darko Nikac ai i cili shënoi golin e parë në ndeshje për Gjilanin.
Ndërsa në ndeshjen tjetër e cila është duke u zhvilluar në Gjilan, Drita ende është në epërsi minimale ndaj Prishtinës me rezultat 1:0./IndeksOnline/