“Godet” Batatina: Të tjerët baba të futbolli, Llapi është babagjyshi

Gjilani është mposhtur në ndeshjen e sotme nga Llapit në ‘Zahir Pajaziti’ me rezultatin 2:1.
Llapjanët shënuan me Ramadanin e Ymerin, kurse për gjilanasin shënoi malazezi, Nikac.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina vazhdoj me deklaratat e tij komike.
“Po i dëgjoj të tjerët duke thënë se janë babat e futbollit, ndërkohë që unë dua që të ju them se Llapi është babagjyshi i futbollit. Djelmoshat treguan karakter të lartë duke fituar ndeshjen, pasi që do jetë e vështirë tashmë që Llapi të lëshojë pikë. Zahir Pajazitin do ta rikthejmë në një kështjellë të pamposhtur”.
“Kam dëgjuar nga analistët duke thënë që Llapi do të largohet nga liga, por Llapi nuk bie nga liga edhe 50 vite”.
“Kemi gjasa edhe për titullin kampion, sepse matematika na lejon. Por, objektivi ynë do të jetë pozita e tretë e renditjes tabelare dhe me rikthimin e Mentor Zhdrellës dhe Bujar Idrizi do të jemi edhe më të fortë”, deklaroj Batatina për SSK.
Llapi me fitore tashmë zë pozitën e pestë në tabelë, kurse Gjilani zbret në pozitën e tretë.