75 Mall Live Search
18:53 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Peja s’po di të ndalet, e “shkel” Rahovecin

Në një atmosferë elektrizuese të krijuar nga “Shqiponjat”, Peja ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e Superligës.

Pejanët mposhtën Rahovecin në “Karagaç” me rezultat 89-70 në ndeshjen e xhiros së 26-të.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 27 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime dhe Henrik Sirko me 20 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Vreshtarët më i miri ishte Darell Davis me 24 pikë e tetë kërcime.

Peja tani ka 15 fitore dhe nëntë humbje, kurse Rahoveci 17 fitore dhe shtatë humbje. /IndeksOnline/