Kadaj-Bujupi: Beteja e grave për barazi vazhdon edhe sot, në ditën kur marrim lule

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, me porosinë që beteja e grave për barazi të vazhdojë edhe sot, edhe në të ardhmen.
“Beteja e grave për barazi vazhdon, çdo ditë edhe sot kur marrim lule. Për të gjitha gratë të cilat nga sfidat e jetës dolën më të forta, më të guximshme, më të përkushtuara në luftën e përhershme drejtë barazisë dhe solidaritetit njerëzor. Urime!”, ka shkruar Kada- Bujupi, transmeton Indeksonline.
Kadaj-Bujupi publikoi edhe një fotografi të saj me grushtin lartë, që simbolizon bashkimin e grave për të drejta të barabarta.