Veseli: Azem Syla ishte në të drejtën e tij kur i printe UÇK-së, i tillë ishte edhe sot kur po nisej në Hagë

Komandanti Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla ëështë nisur sot për në Hagë.
Pas kësaj, lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar duke thënë se nuk ka rëndësi, në luftë apo paqe, drejtësia çdoherë është me të drejtin, transmeton Indeksonline.
“Azem Syla është i tillë edhe sot teksa po bëhej gati të nisej për në Hagë. Ai ishte në të drejtën e tij atëherë kur i printe UÇK-së. Sepse ajo ishte e drejta e Kosovës për të qenë e lirë”, shtoi Veseli./Indeksonline/