75 Mall Live Search
22:35 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Interi prej humbjes nuk ka shpëtim, ka veç vonim

Juventusi ka shënuar fitore të madhe në derbin e Italisë. që u zhvillua pa tifozë për shkak të Koronavirusit.

Zonja e Vjetër ka mposhtur Interin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Serie A.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Ramsey në minutën e 55-të, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Paolo Dybala në minutën e 67-të për t’i siguruar tri pikë të mëdha Juventusit.

Juve merr kreun e tabelës me 63 pikë, një më shumë se Lazio ndërsa Interi është në pozitën e tretë me 54 pikë por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/