Të shtëna me armë zjarri në oborrin e xhamisë në Paris

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në oborrin e një xhamie në Paris.
Sipas raportimeve të mediave të huaja një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave.
Saktësisht gjuajtja me armë u bë në një nga xhamitë në Rue De Tanger, transmeton Indeksonline.

Personi i plagosur thuhet të jetë në gjendje kritike, teksa sulmuesi i armatosur u arratis nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/