75 Mall Live Search
22:57 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Deputetja shqiptare fyen mbulesën, i reagon ashpër imami: Ju që kërkoni vota nga femrat e mbuluara..

Depuetja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Arta Toçi përmes rrjetit social Facebook, sot ka uruar gratë për festën e 8 Marsit.

Ndër, të tjera në urim ajo ka shkruar “respekt për heqjen e mbulesës për femrën shqiptare”, të cilin postim ajo e ka fshirë më pas, transmeton Indeksonline.

Por, për këtë postim ka reaguar edhe imami shqiptar Rijad Imeri, i cili ka shkruar:

Arta Toci e ardhmërisë për shqiptarët të lumtë për urimin, por të lutëm plotësoje urimin edhe më tej:

respekte për ata që mendojnë se analfabetizmi qëndronë në mbulesat e femrave e jo në kokat e tyre

respekte për ata që me heqjen e mbulesës së femrave ia hoqën edhe gjitha rrobat tjera dhe e lanë rrugëve të sorollatet gjysmëlakuriqe

respekte për ata që u pengon një vajzë që shkon në xhami e nuk ju pengon nëse ajo shkon në klube të natës…

respekte edhe për ata që i pengon mbulesa në kokat e nxënëseve e nuk u pengojnë shminkat së bashku me droga e shiringa në çantat e tyre…

respekte gjithashtu meritojnë edhe ata që kërkojnë votat nga ato me mbulesë që nesër të vendosin një ligj kundër mbulesës…

respekt edhe për juve që e luftoni traditën shqiptare, ku vajza shqipëtare mbante mbulesë mbi kokë, e në mitingjet tuaja sillni vajza po me të njëjtat veshje kombëtare me mbulesë…

Respekte për misionet e juaja që ndonjëherë me padashje i shfaqni por pastaj menjëherë i fshini pasi ta kuptoni se sa shumë ju do populli kur ua kupton realitetin tuaj.