75 Mall Live Search
07:14 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Presidenti Thaçi pret në takim sot liderët institucionalë dhe politikë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pret sot në takim liderët institucionalë dhe politikë të vendit.

Takimet e Thaçit kanë për qëllim informimin, konsultimin dhe koordinimin për çështje të interesit shtetëror.

Thaçi pret që të takojë sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti, të parin e LDK-së, Isa Mustafa, liderin e PDK-së, Kadri Veseli e liderët e tjerë partiak, transmeton Indeksonline.

Pavarësisht orës së caktuar për takimin me Kurtin, ky i fundit në agjendën e tij të dërguar për media nuk përfshiu edhe takimin  me presidentin Thaçi.

Agjenda e plotë e Thaçit:

Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;

Ora e takimit: 13:00;

Z. Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;

Ora e takimit: 10:30;

Z. Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;

Ora e takimit: 11:30;

Z. Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;

Ora e takimit: 12:30;

Z. Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;

Ora e takimit: 13:45;

Z. Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;

Ora e takimit: 14:15;