Shoferët, zaptojnë shtegun e biçikletave për parkim, në Prishtinë

Prishtina vazhdon të përballet me probleme të shumta, një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve është dyndja e madhe e veturave.
Derisa, veturat i shohim të parkuara vend e pa vend, duke bllokuar kështu pjesët, të cilat janë të didikuara për kalimtarët, por edhe duke dëmtuar hapësirat gjelbëruese, përcjell Indeksonline.
Përmes disa imazheve të publikuara nga vrojtuesit e lagjes, mund të shihni se si shoferë të papërgjegjshëm, kanë parkuar veturat në shtegun e biçikletave, te “Rruga e Zagrebit”.
Derisa, po bëhet apel që të reagojnë Inspeksioni dhe Policia e Kosovës./Indeksonline


