75 Mall Live Search
09:56 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Momenti prekës: Foshnja e porsalindur në Wuhan, takon të ëmën me maskë në fytyrë

Në një spital në Wuhan të Kinës, ku është qendra e shpërthimit të koronavirusit, mjekët dhe infermieret e veshur me uniforma speciale, kanë kryer një lindje çezariane.

Shpërthimi i sëmundjes, që deri më tani i ka infektuar më se 108,000 njerëz dhe kanë humbur jetën mbi 3,800 të tjerë, ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë t’ju kërkojë autoriteteve kineze që ta trajtojnë me kujdes këtë sëmundje në formë pandemie.

Deri më tani, koronavirusi është shpërndarë në shumicën e shteteve, ku ka edhe të vdekur dhe po kërkohen të vendosen në karantinë, ata që kanë rënë në kontakt me të prekurit, shkruan Daily Mail.

Mjekët e veshur në tërësi me uniforma sigurie, maska dhe syze, e kanë kryer procesin e lindjes në spitalin e Xiehe, ku ka lindur një fëmijë.

Nëna e fëmijës, kishte gjithashtu një maskë në fytyrë, të cilën vazhdoi ta mbante edhe kur mjekët ia afruan ngadalë te fytyra fëmijën e porsalindur.

Gjatë 24 orëve të fundit, Kina ka raportuar për 44 raste të reja, një rënie e numrit në krahasim me disa ditë më parë.

Sidoqoftë, në të gjithë botën, gjithnjë e më shumë vende kanë rritje të rasteve me koronavirus.