75 Mall Live Search
12:39 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

​Thaçi deklarohet pas takimit me Veselin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur takimet me liderët e partive në pozitë dhe ato opozitare.

Këto takime po mbahen me qëllim të harmonizimit të çështjeve për interes shtetëror.

Pas takimit me kreun e opozitës Kadri Veseli, presidenti i vendit është deklaruar në Twitter.

“Shkëmbim i frytshëm me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqësin aktual të opozitës, Kadri Veseli. Qëndrimi i unifikuar midis opozitës dhe pozitës është thelbësor për çështje me interes kombëtar. Faleminderit zoti Veseli!”, shkruan presidenti Thaçi.