75 Mall Live Search
13:05 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Ramushi, thumbon Albin Kurtin për numrin e këshilltarëve

Lideri i AAK-së, njëherësh ish-kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas takimit që pati me presidentin Hashim Thaçi.

Ai tha se do t’u përgjigjet takimeve të tilla bilaterale dhe se tashmë ka filluar edhe një vetiniciativë për konsulta bashkë me kryetarët e partive parlamentare.

“E kam propozuar që të takohemi që t’i përafrojmë qëndrimet, në rast të arritjes në një moment final, të mos shkojmë të përçarë. Nga presidenti pati një reagim për këtë, por normalisht kjo është midis partive politike parlamentare dhe mendoj se është në interes, që kjo me ndodhë. Nuk ka pas sot ndonjë dokument, por shpagime ka dhënë të bisedimeve si edhe për marrëveshjen e mundshme përfundimtare, por s’kishte ndonjë dokument apo diçka specifike”, tha Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Ai tha gjithashtu se suksesi i një procesi për marrëveshje finale varet nga temat që trajtohen.

“Nëse trajtohet territori i Kosovës, apo korrigjimi i kufijve, ky proces është i dështuar para se me e nis. Por nëse respektohet integriteti i vendit dhe Kushtetuta, atëherë ka shanse”, shtoi Haradinaj.

Ai u pyet se çfarë këshille i jep kryeministrit Albin Kurti për këto takime dhe se si duhet t’u përgjigjet, ku tha se mesa e di Kurti ka shumë këshilltarë.

“Nuk e di saktë sa, por e di që e ka tejkaluar”, përfundoi Haradinaj./Indeksonline/