Kurti nuk i përgjigjet ftesës së Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit, Hashim Thaçi për takim.
Derisa ka kaluar ora 13:00 kur ka qenë e caktuar takimi ndërmjet dy krerëve të shtetit, shefi i ekzekutivit nuk ka ardhur në presidencë.
Presidenti Thaçi gjatë tërë ditës është duke pritur të takim liderët e partive politike në Kosovë, derisa i ka përfunduar takimet me Mustafën, Veselin dhe Haradinajn, ai është në pritje të takimit me të kanë lideri i Nismës, Fatmir Limaj dhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Këto takime, sipas të parit të shtetit janë me qëllim të koordinimit dhe unifikimit për çështje të interesit shtetëror.