Zyrtari i VV-së: Kurti si kryetar i Vetëvendosjes e ka detyrim të mos i takojë ata që e kanë rrezikuar, dobësuar dhe shitur shtetin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot takime të njëpasnjëshme me liderët partiakë.
Në orën 13:00 Thaçi parashihej të takonte edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Kurti refuzoi takimin.
E pas kësaj ka reaguar edhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, i cili tha se si kryeministër Albin Kurti duhet t’i takojë krerët e shtetit, por si kryetar i VV-së e ka detyrim të mos i takojë ata që e kanë rrezikuar, dobësuar dhe shitur shtetin, transmeton Indeksonline.
Zaimi shtoi se presidenti Thaçi, të vetmen mundësi për të takuar Kurtin e ka kur si president kërkon takim me kreun e Qeverisë.
Postimi i plotë:
Si kryeministër Albin Kurti duhet t’i takojë krerët e shtetit.
Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka detyrim të mos i takojë ata që e kanë rrezikuar, dobësuar dhe shitur shtetin.
Prandaj Hashim Thaçi, të vetmen mundësi të takohet me Kurtin e ka kur si president kërkon takim me kreun e Qeverisë. Jo kur takon kryetarë partish, aty as Kurti e askush nga Lëvizja… nuk i shkon.