75 Mall Live Search
14:03 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Gjobë njëmilion lekëshe, për ata që vijnë nga Italia dhe s’futen në karantinë 14 ditë

Edhe pse ka qenë një ditë pushimi, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka firmosur një urdhër për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Në urdhrin me numër 134 të cilin Gazeta Shqip e ka, bëhet e ditur se personat që nuk futen në vetëkarantinim për një periudhë dyjavore mbajnë përgjegjësi.

Në urdhrin e ministres Manastirliu, përgjegjësia bazohet në Ligjin numër 15 të vitit 2016 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive. Në nenin 35 të këtij ligji, të gjithë ata persona që nuk u binden autoriteteve shëndetësore, nuk i binden Urdhrit të Mjekëve, nuk vetëkarantinohen, pas mbërritjes në Shqipëri nga një vend që konsiderohet “zonë e kuqe”, gjobiten me gjobë deri në 1 milion lek.

Sipas ligjit, mosraportimi i sëmundjeve infektive, sipas përcaktimeve të gjobiten, në masën njëqindmijë lekë; mosmarrja e masave të përgjithshme, sipas përcaktimeve të këtij ligji, gjobitet nga pesëqindmijë lekë ose, në rast përsëritjeje, me mbyllje të veprimtarisë; refuzimi për vendosjen nën mbikëqyrjeje shëndetësore, sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 17, gjobitet me pesëmijë lekë, për personin objekt i mbikëqyrjes shëndetësore, dhe njëqind mijë lekë për punëdhënësin e personit objekt i mbikëqyrjes shëndetësore;

Një tjetër pikë e detyrueshme është edhe moskryerja e veprimeve të detyrueshme për përballimin e epidemive. Në rast se personat që vijnë nga Italia nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit masa e gjobës shkon nga 10 mijë deri në 100 mijë.