75 Mall Live Search
14:16 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi takon Limajn

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vazhdën e takimeve të sotme me krerët e partive politike, ka takuar edhe liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Limaj në takim ishte i shoqëruar nga ish-ministri, Skender Reçica për t’u konsultuar dhe koordinuar për çështjet me interes të vendit.

Më herët, presidenti Thaçi ka pritur në takim liderët e LDK-së, Isa Mustafa, atë të PDK-së, Kadri Veseli dhe atë AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërsa është refuzuar nga lideri i VV-së, njëherësh kryeministri, Albin Kurti.

Për të folur mbi të gjitha këto takime, presidenti Thaçi pritet të mbajë konferencë shtypi në orën 16:00.