75 Mall Live Search
14:42 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Coronavirusi dhe Kosova: Ministria e Arsimit në pritje të rekomandimeve nga MSH-ja

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se deri më tani ka zbatuar të gjithë rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe se janë duke shqyrtuar mundësinë që, në bashkëpunim me MSh dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të merren masa të tjera në përputhje me situatën, transmeton IndeksOnline.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante rreth situatës epidemiologjike të Koronavirusit COVID 19”, thuhet në komunikatë.

Siç theksohet, ndërkaq, MASHT-i dhe MSH-ja, do të kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet në mbledhjen e kabinetit qeveritar./IndeksOnline/