75 Mall Live Search
14:43 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Coronavirusi arrin edhe në Disneyland Paris

Një punëtor i Disneyland Paris, në Francë, ka rezultuar pozitiv me coronavirusin, por parku do të qëndrojë i hapur.

Shefat e parkut thonë se punëtori i mirëmbajtjes nuk ka qenë në kontakt më vizitorët dhe ata po kontrollojnë punonjësit që mund të kenë pasur kontakte me ta, transmeton Indeksonline.

Më shumë se 1.100 njerëz e kanë coronavirusin në Francë dhe 19 kanë vdekur.

Qeveria franceze ka ndalur ngjarjet ku ka më shumë se 1.000 njerëz, si pjesë e masave për të parandalur virusin./Indeksonline/