Munishi e gjen “babën” e vërtetë, është Flamurtari që e kthen në realitet

Ballkani ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin kampion të Superligës.
Skuadra nga Suhareka është mposhtur në Prishtinë nga Flamurtari me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 22-të.
Ndeshja u karakterizua me shumë ndalesa dhe përleshje në mes të futbollistëve të të dyja skuadrave.
Flamurtari kaloi në epërsi që në minutën e 20-të me golin e Bashkim Shalës, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e dyfishoi Veton Kabashi në minutën e 48-të të sfidës.
Golin e vetëm për Ballkanin e realizoi Mirlind Daku një minut para fundit të ndeshjes.
Ballkani mbetet në krye të tabelës me 44 pikë, një më shumë se Drita dhe tri më shumë se Gjilani e Prishtina.
Në anën tjetër, Flamurtari ka dalë nga zona e rrezikut, ku aktualisht është në vendin e tetë me 28 pikë. /IndeksOnline/