Superliga e Kosovës, kjo është renditja përfundimtare pas fazës së dytë

Sot janë zhvilluar ndeshjet e fundit të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Rezultatet e regjistruara në ditën e parë të javës edhe e kanë përcaktuar fatin e skuadrave për fazën e tretë në stinorin pranveror.
Ballkani e ka mbyllur në pozitën e parë, pavarësisht humbjes në kryeqytet me Flamurtarin, i cili tashmë është ngritur në pozitën e tetë të renditjes tabelare.
Në pozitën e nëntë është zhvendosur Trepça ’89, ndërkohë në pozitën e dhjetë tashmë ka mbetur Ferizaj
